play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

546 Results / Page 17 of 61

Background

Aktualitet

Rrahman Haradini blenë thuajse të gjitha aksionet në FC Prishtinë, Remzi Ejupi largohet nga klubi

Sot (e enjte) është mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm i FC Prishtinës, ku janë kryer disa transaksione të brendshme, me Rrahman Haradinin, i cili ka bërë thuajse të gjitha aksionet dhe tashmë është aksionari më i madh në klubin kryeqytetas. Pas gati 20 viteve në krye të klubit më të trofeshëm kosovar, Remzi Ejupi është ‘dorëzuar’ dhe larguar nga Prishtina. Ai së bashku me vëllain e tij, Naim Ejupi dhe mikun […]

today21/09/2023

Sport

UEFA ia shqipton dënimin Rumanisë pas skandalit me Kosovën

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka gjykuar sot (e mërkurë) rastin e hapur si pasojë e incidenteve nga ndeshja Rumani – Kosovë e luajtur më 12 shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. UEFA vendosi të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 52 mijë euro dhe ndeshja e radhës e organizuar në shtëpi do të luhet me dyer të mbyllura. Akuzat që renduan rumunët ishin: Shfaqja dhe brohoritja e mesazheve […]

today20/09/2023

Aktualitet

UEFA do të vendosë sot për incidentet që ndodhën në ndeshjen Rumani – Kosovë

UEFA do të vendosë sot për incidentet që ndodhën në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës. Loja ishte ndërprerë për afro 50 minuta për shkak të thirrjeve të tifozëve rumunë “Serbia, Serbia” dhe për shkak të banerit me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Për këtë arsye, gazeta rumune “Fanatik” mëson se UEFA do të vendosë sot se çfarë dënimi do t’ia japë Federatës Rumune të Futbollit, përcjell “Gazeta Express”. Rumania e fitoi […]

today20/09/2023

Sport

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së diskuton për rezultatet e Përfaqësueses së Kosovës

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Temë diskutimi në këtë mbledhje kanë qenë rezultatet e Përfaqësueses së Kosovës asaj A dhe për gropmoshat U21. FFK ka raportuar se nuk ka pasur sukses te A-ja dhe U21, por që duhet konsolidim i tyre në vazhdim. Gjithashtu KE i FFK-së ka analizuar edhe rrjedhën e garave në të gjitha rangjet. Njoftimi i plotë nga FFK […]

today19/09/2023

Aktualitet

Federata e Basketbollit paralajmëron mbylljen e palestrave për tifozë

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të shqyrtojnë mundësinë e marrjes së disa vendimeve rigoroze për të garantuar rend dhe qetësi në palestrat sportive gjatë ndeshjeve të basketbollit, sidomos pas dhunës së shfaqur në finalen e Superkupës së Kosovës ndërmjet Pejës dhe Trepçës ku pati edhe persona të lënduar, në mesin e të cilëve edhe gazetarja Ulpiana Emra. Kryetari i kësaj federate, Arben […]

today19/09/2023

Sport

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Rumanisë, ngarkohet me gjashtë akuza

Dy ditë pas përfundimit të ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj rumunëve. Kështu, kanë raportuar të enjten mediumet rumune. Rumania e mposhti Kosovën 2:0 në Bukuresht, por ndeshja u ndërpre në pjesën e parë për 50 minuta për shkak të mesazhit “Kosova është Serbi” të shpalosur nga huliganët e grupit rumun “Uniti sub tricolori”. Gazeta rumune “GSP” shkruan se UEFA tashmë ka nisur hetimet jo […]

today14/09/2023

Aktualitet

Reagimi i FFK-së lidhur me incidentin e shkaktuar nga tifozët e kombëtares së Rumanisë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka reaguar tashmë edhe zyrtarisht pas incidenteve në ndeshjen e humbur në Rumani. Kosova u mposht nga Rumania me rezultat 2-0 në ndeshjen e Grupit I në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Megjithatë, kjo ndeshje pati shumë tensione, u ndërpre për gati një orë shkaku i pankartës “Kosova është Serbi” dhe thirrjeve raciste dhe nacionaliste nga tifozët rumun. Lidhur me këto incidente ka […]

today13/09/2023

Aktualitet

Kurti: Lojërat Mesdhetare do të jenë testament i madhështisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para delegatëve pasi Kosovës iu dha e drejta e organizimit të Lojërave Mesdhetare. “Ia dolëm. Faleminderit. Lajm i shkëlqyer për Kosovën dhe për gjithë ne. Mirënjohje për të gjithë që kanë mbështetur kandidaturën. E çmojmë mundësinë që na është dhënë për të bashkuar 26 anëtarët e Lojërave Mesdhetare në vendin tonë. Uroj të gjithë në Kosovë, sidomos sportistët tanë dhe komunitetin sportive. Kjo […]

today08/09/2023

Aktualitet

Osmani për Lojërat Mesdhetare: Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë sportistë kosovarë që të prekin majat e suksesit. Ajo theksoi se Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë. “Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe”. “Pa dyshim […]

today08/09/2023