Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/08/2022
Sponsori i fanellave të Manchester Unitedit, TeamViewer, ka konfirmuar se nuk do të rinovojë partneritetin e tij me klubin – 18 muaj pas nënshkrimit të kontratës.
Kompania softuerike konfirmoi një marrëveshje shumëvjeçare me Unitedin në fillim të vitit të kaluar në vlerë prej 47 milionë funte në vit apo në total 235 milionë funte.
Pavarësisht se njoftimi ka tërhequr vëmendje masive, TeamViewer kanë vendosur të ndajnë rrugët me Unitedin në vitin 2026.
Sipas Daily Mail, çmimi i aksioneve të kompanisë – ka rënë për 80 për qind të vlerës së tij që kur ata zëvendësuan Chevrolet dhe kjo i detyruar ata të tërhiqen.
Kostoja e marrëveshjes fillestare thuhet se është fajësuar për betejat e tyre aktuale.
“Ndërgjegjësimi ndërkombëtar për markën u rrit qartë vitin e kaluar përmes partneritetit”.
“Megjithatë, kompania ka vendosur të rishikojë strategjinë e saj afatgjatë të marketingut në dritën e mjedisit aktual makro-ekonomik”, thuhet në deklaratën e TeamViewer.
Faktorë të tjerë që kanë ndikuar në kompani janë lufta në Ukrainë si dhe hezitimi në sektorin e teknologjisë pas pandemisë COVID-19.
Unitedi janë të qetë për situatën dhe e dinë se kanë katër vjet për të gjetur një sponsor të ri kryesor.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)