Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/08/2022
Para disa ditësh, SpaceX dhe T-Mobile njoftuan se do të mbajnë një ngjarje të madhe. Teksa Musk e quante ngjarjen si “diçka speciale” dhe “lajm të madh”, u përhapën spekulimet në Twitter me supozime se në lidhje me çka do të bisedohet në ngjarjen e madhe.
Space Explored raporton se tani është e qartë se njoftimi i përmbush ato pritshmëri, pasi që T-Mobile dhe Starlink prezantuan “Coverage Above & Beyond” – një lidhje direkte e Starlink me telefonat ekzistues, e cila do të sjellë rrjet telefonik kudo në botë, pa marr parasysh se sa afër keni antenat e celularëve.
SpaceX filloi prezantimin duke vënë në pah nevojat për komunikim pasi që “afro 20 për qind e territorit të SHBA-së është i paarritshëm për rrjetin e zakonshëm wireless”, transmeton Telegrafi.
Terminalet kryesore të Starlink sjellin internet me shpejtësi të madhe tek ato lokacione, por këto terminale janë të mëdha, të shtrenjta dhe kërkojnë vijë të qartë të pamjes të të gjithë qiellit.
Me lëvizjen e fundit, T-Mobile synon që t’i eliminojë të gjitha “zonat e vdekura” duke integruar spektrin ekzistues të brezit të mesëm PCS në satelitët Starlink V2, të cilat do të lansohen jo më larg se viti i ardhshëm. Kjo do t’u mundësojë telefonave që të lidhen direkt me satelitët, pa pasur nevojë për ndonjë ndryshim tek këta telefonë.
Kjo do t’u lejojë përdoruesve të T-Mobile të dërgojnë MMS, SMS, dhe eventualisht edhe mesazhe zanore ose të dhëna të tjera, nga kudo në botë. T-Mobile gjithashtu bëri të ditur se ata planifikojnë që ta përfshijnë këtë shërbim edhe tek pakot standarde, pa ndonjë kosto shtesë.
Shpejtësia dhe lidhja janë shumë më të kufizuara se terminalet me madhësi të plotë ose rrjetet standarde 4G-5G – do të ketë vetëm dy deri në katër megabit gjerësi brezi për zonë celulare. Teksa kjo i bije të jetë shumë e ngadaltë, ky partneritet do të ofrojë lidhje “shpëtuese” kur do të jetë e nevojshme.
Sigurisht se në mënyrë për t’u lidhur me këto antena të vogla në tokë në hapësirë nevojiten antenat e mëdha dhe të fuqishme. Kjo do të mundësohet nga satelitët e gjeneratës së dytë të Starlink, të cilat do të lansohen me raketën Starship të kompanisë SpaceX.
Këto antena të reja për spektrin e T-Mobile do të jenë si shtesë e antenave me brez Ku dhe Ka për terminalet Starlink të SpaceX, dhe gjithashtu edhe për lidhjet me laser të cilat u mundësojnë satelitëve që të kenë komunikim me shpejtësi të madhe. Kjo lidhje nuk do të hyjë në funksion edhe për disa kohë, pasi që lidhja më e hershme pritet të bëhet në fund të vitit 2023. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)