Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/04/2024
Sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi e cila ka shënuar një sukses të madh nëpër teatro të njohura evropiane, së fundmi ka bërë të ditur se do të ngjitet në një ndër skenat më të rëndësishme të botës operistike, atë të Vjenës, përcjell KultPlus.
Në produksionin e mirënjohur të Franco Zefirellit ku kanë performuar këngëtarë të mëdhenj lirikë, ajo do ta ketë mundësinë të vesh petkun e Mimis, nga opera “La Boheme”.
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:
Të dashur miq,
Jam shumë e nderuar dhe e lumtur që në sezonin e ardhshëm do të ngjitem në një ndër skenat më të rëndësishme të botës operistike, e ajo është Opera Shtetërore e Vjenës. Në produksionin e mirënjohur të Franco Zefirellit ku kanë performuar këngëtarë të mëdhenj lirikë, do të kem mundësinë të vesh petkun e Mimis, nga opera “La Boheme”. Ky do të jetë një moment historik në karrierën time, pasi në të gjithë këto vite pune dhe përkushtimi, kjo është pikërisht skena që kam synuar.
Prandaj miq të dashur, mos harroni që puna dhe përkushtimi gjithmonë do t’ju shpërblehen. / KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)