Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/05/2022
Ka dështuar në Kuvendin e Kosovës shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Nga 73 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 56 deputetë prej tyre kanë votuar. Kësisoj Kuvendi nuk kishte kuorum për të votuar këtë projektligj, shkruan Reporteri.net.
Prej tyre 51 deputetë votuan për, 5 kundër dhe të tjerët nuk kanë votuar fare.
Ndërkohë, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protesta në rast se nuk bëhet përfshirja e tyre në këtë projektligj.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit në OVL-UÇK, Faton Klinaku në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net” ka thënë se do të ketë protesta nëse nuk rriten edhe pensionet e veteranëve në linjë me pagën minimale.
“Na kemi thanë edhe pishman nuk i bimë, edhe jo në protesta po kemi me u nxanë derën edhe nuk kemi me i lanë me hy brenda apo me dalë kudo që gjenden ata. Na veç do t’i bëjmë përgatitjet për protesta në rast se kjo ndodh”, ka thënë Klinaku për Reporteri.net.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)