Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme bazohet në rezultatet e arritura gjatë vitit 2024, pas marrjes së masave emergjente për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave.
Sipas tij, një ndër hapat kryesorë ishte përfshirja e operatorëve ekonomikë në zonën qendër dhe furnizimi i lokacioneve me kontejnerë të rinj, çka ndikoi në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për qytetarët.
“Ditëve të fundit, kemi pranuar ankesa të shumta nga qytetarët për mungesën e shërbimit me javë të tëra, veçanërisht në sistemin ‘derë më derë’.
Një ekip i krijuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ka inspektuar terrenin dhe ka konstatuar një situatë alarmante, me rrezik të madh përhapjeje epidemish.
Për këto arsye, si institucion përgjegjës për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit, jemi të detyruar të shpallim sërish gjendjen e jashtëzakonshme.
Ky hap është i domosdoshëm për të marrë masat e nevojshme që situata të vihet nën kontroll, duke garantuar pastërtinë dhe shërbimet bazike për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)