play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Sindikatat reagojnë pas premtimit të Kurtit për ndarjen e 100 eurove për punëtorët: Kërkojmë të realizohet, jo vetëm të thuhet

today12/04/2022

Background
share close

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti, njoftoi se pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro për muajin prill.

Nga kjo organizatë kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që kjo të mos mbetet vetëm deklaratë që thuhet, por të realizohet në mënyrë që të rritet mirëqenia ekonomike dhe sociale e punëtorëve.

“Mbështetja financiare është e mirë e çfarëdoqofshme qoftë ajo, po Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që hartimi i projektligjeve, dhe miratimi, dhe plotësim-ndryshimi i ligjeve të veçanta për jetën e të punësuarve të ecin dhe të rregullojnë fushat përkatëse asisoj që të mos ketë hapësirë e as nevojë të kërkohet që të ndodhë ndryshe”, thuhet në reagimin e BSPK-së të publikuar në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

Mes tjerash, ata kanë thënë se presin nga Qeveria që brenda këtyre muajve t’ua plotësojnë edhe kërkesat e tjera si: miratimi i Ligjit për Paga, nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse./Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%