play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së proteston më 6 tetor

today30/09/2022

Background
share close

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-s ka njoftuar se do të mbajë protestë më 6 tetor duke filluar nga ora 12:00 para objektit të drejtorisë së QKUK-së.

Në komunikatën për media thuhet se kjo protestë vjen si rezultat i mosreflektimit të SHSKUK-së dhe QKUK-së karshi kërkesave të kësaj sindikate të cilat janë si në vijim:

“Urdhëresën që infermieri të nënshkruhet në hyrje/dalje nga dhoma e pacientit, duke e konsideruar si urdhëresë diskriminuese dhe përdorim të standardit të dyfishtë pasi komunitetet tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese, Urdhëresë që infermierët të bëjnë evidentimin e ferkuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK- së duke e konsideruar urdhëresë e cila nuk bën pjesë në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të infermierit, Urdhëresa e cila thotë që infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim dhe as nuk kompensohen për këtë detyrë, Urdhëresën e cila e obligon infermierin që ta ftoj mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri, poashtu edhe mjeku janë subjekte që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale, ndërsa secila klinike tashmë ka mjekët e tyre kujdestar, ndërsa si të tillë as infermieri e as mjeku nuk do duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa”.

Poashtu, kjo sindikatë ka ftuar anëtarësinë, infermierët, mamitë e profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protestës për të kundërshtuar ‘diskriminim dhe standardet e dyfishta në raport me punëtorët’.

“Andaj ftojmë anëtarësinë dhe të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protestës për ta kundërshtuar diskriminimin dhe standardeve të dyfishta në raport me komunitetet tona. Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së e mbështetë dhe ofron bashkëpunimin në secilën iniciativë për reforma dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve, ndërsa kundërshton iniciativat të cilat vetëm se e rrisin barrën e infermierëve edhe ashtu skajshmërisht të mbingarkuar me punë”, thuhet më tej në komunikatë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%