Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një nga problemet më të mëdha që vjen me ardhjen e vjeshtës është era e ftohtë që prek drejtpërdrejtë lëkurë. Për shumë persona kjo mund të kthehet në një problem të vërtetë e të ndikojë në përditshmëri.
Në këtë artikull do të trajtojmë disa nga problemet më të zakonshme, të cilat prekin lëkurën gjatë periudhës së vjeshtës.
Skuqja dhe çarja e lëkurës së duarve apo fytyrës gjatë periudhës së të ftohtit prek zakonisht gratë në moshë e veçanërisht ato që kanë lëkurë të thatë. Për këtë simptomë ka shumë faktorë që mund të ndikojnë, jo vetëm i ftohti, por edhe ajri i nxehtë që vjen nga pajisjet ngrohëse.
Gjithashtu përdorni një krem hidratues me veti qetësuese për lëkurën tuaj, të cilin mund ta gjeni në farmaci.
Thyerja e thonjve
Një në katër gra hasen me problemin e thyerjes së vazhdueshme të thonjve. Teksa plakeni, thonjtë si në duar, ashtu edhe te këmbët dobësohen duke ju krijuar probleme. Duke u thyer me shpesh e duke u zbutur sa herë që lani duart, enët apo pastroni diçka.
Një tjetër arsye e shfaqjes së këtij problem është edhe ekstremiteti i motit. Zgjidhja më e mirë për të parandaluar këtë problem është t’i mbaroni duart gjithnjë me doreza. Mbani larg kimikatet dhe gjatë darkës mund t’i trajtoni me pak vazelinë.
Çfarë këshillohet?
1-Evitoni ujin e ngrohtë
Kur temperaturat bien jashtë, një dush i ngrohtë është gjithçka për të cilën keni nevojë, por jo gjithnjë kjo është e rekomandueshme. Sipas ekspertëve, uji shumë i ngrohtë mund ta thajë lëkurën dhe t’i largojë yndyrën natyrale duke shkaktuar tharje.
2–Përdorni produkte delikate
Të jeni delikat me lëkurën në këtë periudhë është shumë e rëndësishme. Nuk mjafton vetëm hidratimi i mirë, por edhe vëmendja mbi çdo produkt tjetër që do të vendosni në lëkurë. Sigurohuni që larësi, tualeti apo çdo krem tjetër që do të të jetë pa parfum, organik e pa kimikate të shtuara.
3-Bëni trajtime për fytyrën
Trajtimet për lëkurën e sidomos atë të fytyrës janë shumë të rëndësishme kur stinët fillojnë e ndryshojnë. Mundohuni të përdorni shumë aloe vera, mjaltë apo trajtime të tjera qetësuese.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)