Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Trupi ka nevojë për 13 lloje vitaminash për të funksionuar normalisht dhe secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit tonë. Shpesh lind pyetja se si të identifikohet mungesa e vitaminave dhe të zëvendësohen vitaminat që mungojnë.
Vitaminat mund të ndahen në të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyra. Vitaminat e grupit B dhe vitamina C janë lehtësisht të tretshme në ujë dhe ekskretohen nga trupi përmes urinës. Është shumë e rëndësishme t’i marrim ato rregullisht, sepse trupi ynë nuk ka aftësinë t’i ruajë ato. Vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E, K) grumbullohen në trup dhe ruhen për disa ditë deri në disa muaj.
Disa faktorë çojnë në mungesë të vitaminave që trupi ka nevojë për të funksionuar normalisht. Ushqimi jo i duhur, dieta, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, duhani, alkooli, disa medikamente, por edhe shtatzënia dhe ushqyerja me gji, ndikojnë në humbjen e vitaminave.
Me ushqimin e duhur dhe suplementet ushqimore, ne mund ta rritim marrjen e disa vitaminave në organizëm.
Vitamina A
Mungesa e vitaminës A mund të njihet nga ndryshimet degjenerative në sy, psoriaza, aknet, çrregullimet riprodhuese, koliti ulceroz, cirroza e mëlçisë, humbja e oreksit, dobësimi i sistemit imunitar, infeksionet vaginale dhe të frymëmarrjes dhe çrregullimet e tretjes.
Vitamina B
Lodhja, mungesa e përqendrimit, anemia dhe çrregullimi i sistemit imunitar janë tregues të mungesës së kompleksit të vitaminave B. Tregues disi më kompleks janë çmenduria, paranoja, depresioni dhe ndryshimet në sjellje, skuqjet dhe çarjet në lëkurën rreth buzëve dhe tendenca për infeksione.
Vitamina C
Nëse trupit tonë i mungon vitamina C, ne mund ta dallojmë këtë nga lodhja, ndryshimet e lëkurës, mishrat e përgjakshme, anemia, reduktimi i rezistencës ndaj infeksioneve, shërimi i ngadalshëm i plagëve dhe frakturave, alergjitë, arterioskleroza, artriti, rënia e flokëve, kolesteroli i lartë, dhimbjet e kockave, hipoglikemia dhe stresi.
Vitamina D
Vitamina e diellit (siç quhet shpesh vitamina D) në periudhën e dimrit është pothuajse e pamundur që trupi ta prodhojë. Dhimbja e kockave, dobësia, dhimbjet dhe spazmat e muskujve, djersitja e tepërt, presioni i lartë i gjakut, përqendrimi i dobët dhe dhimbja e kokës, e karakterizojnë mungesën e kësaj vitamine.
Vitamina E
Sëmundjet kronike të mëlçisë, mungesa e koordinimit të lëvizjeve, paraliza e muskujve përgjegjës për lëvizjet e syve, çrregullimi i të folurit motorik, anemia e lehtë, katarakti, hiperpigmentimi dhe rritja e ngadaltë te fëmijët – janë karakteristikë e mungesës së vitaminës E.
Vitamina K
Shenjat tipike të mungesës së vitaminës K janë: ulja e densitetit të kockave, gjakderdhja e rëndë menstruale, gjakderdhja nga hunda dhe mishrat e dhëmbëve, gjakderdhja nënlëkurore, gjaku në traktin tretës dhe urinë, dhe mavijosja e lehtë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)