Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Deputetët e pushtetit dhe opozitës janë rrahur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, vendosi një foto të personazhit Pinokio, derisa Kryeministri Albin Kurti po fliste në foltoren e Kuvendit.
Këtë fotografi e largoi dhe shqeu zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti. Ministri Hekuran Murati është ngritur për të mbrojtur atë me një fasikell e Lushtaku është kthyer që ta lagë edhe Besnik Bislimin, ndërkohë që ky i fundit ka gjuajtur në drejtim të tij me shishe të ujit.
Të përfshirë në këtë përleshje fizike me pushtetin ishin vetëm deputetët e PDK-së.
Pastaj aty janë afruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje.
Gjatë kësaj kohe është dëgjuar kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili po bënte thirrje për qetësi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)