play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Shtëpia e Bardhë paralajmëron: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në muajin shkurt

today28/01/2022

Background
share close

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se ka mundësi që Rusia të mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm, thotë Shtëpia e Bardhë, përmes zëdhënëses së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Emily Horne.

Deklaratat, presidenti amerikan i ka bërë gjatë një bisede telefonike me homologun ukrainas Volodimir Zelenski.

Gjatë bisedës, Biden ka rikonfirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara, bashkë me aleatët dhe partnerët, për t’iu përgjigjur me vendosmëri një invazioni rus në Ukrainë. Ndërsa presidenti ukrainas tha se ata diskutuan për përpjekje diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe u dakordësuan për aksione të përbashkëta në të ardhmen.

Rusia ndërkohë thotë se sheh “pak terren për optimizëm”, në zgjidhjen e krizës pas refuzimit të SHBA-së për kërkesat e tyre kryesore. Por sipas disa raporteve konfidenciale, disa ekspertë ushtarakë sugjerojnë se Rusia, ndoshta, është duke pritur që terreni në Ukrainë të ngrijë, në mënyrë që të mund të zhvendosin pajisjet dhe armatimet e rënda.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%