Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Duket interesante ideja se pse njerëzit kanë shenja gishtat dhe kjo nuk vlen vetëm në rastet kur doni të zhbllokoni një telefon apo kur policia kërkon të arrestojë ndonjë të shumëkërkuar
Ja çfarë thotë shkenca për shenjat e gishtave dhe disa gjëra që ndoshta ju nuk i dinit:
1. Shenjat e gishtave kanë qenë me ju që para se të lindnit
Ne e dimë se majat e gishtave tanë formohen në mitër, duke filluar rreth javës së 10-të të shtatzënisë. Në kohën kur një fetus është rreth javës së 17-të, këto modele unike janë formuar plotësisht. Kjo do të thotë se gjurmët e gishtave kanë qenë me ju që para se të lindnit.
2. Gjurmët e gishtërinjve luajnë rol kyç në sensin tonë të prekjes
Hulumtimet kanë treguar se majat e gishtave rrisin ndjeshmërinë tonë prekëse. Sipas një studimi të botuar në “Journal of Neuroscience”, gjurmët e gishtave kanë fusha receptive të akorduara mirë dhe mund të ndihmojnë në shpjegimin e ndjeshmërisë dhe prekjes njerëzore.
3. Gjurmët e gishtërinjve fillojnë si gjëndrat e qimeve
Sipas hulumtimit të Headon, gjurmët e gishtave fillojnë të duken si të njëjtat qeliza që ekzistojnë kur formohen folikulat e flokëve. Por, në vend që të kthehen në folikulat e qimeve, këto qeliza formojnë strukturën e lëkurës së gishtave.
4. Gjurmët e gishtërinjve janë si vijat e zebrës
Ka një ngjashmëri të gjurmës së gishtave me lëkurën e zebrës apo jo? Nëse jeni të vëmendshëm herën tjetër kur do t’ju duhet të lini shenja gishtash do e kuptoni menjëherë ngjashmërinë.
5. Disa njerëz lindin pa gjurmë gishtash
I quajtur adermatoglifia, ky çrregullim gjenetik është jashtëzakonisht i rrallë dhe shkakton dështimin e formacioneve të shenjave të gishtave para lindjes.
6. Gjurmët e gishtave të njeriut janë unike për majmunët dhe koalat
Majmunët dhe koalat kanë gjurmë gishtash që funksionojnë njësoj si njerëzit dhe shkenca e ka vërtetuar me fakte që dy të dy këto kafshë kanë ngjashmëri me njeriun dhe për rrjedhojë dhe gjurmë gishtash, citon Anabel.
7. Gjurmët e gishtërinjve nuk ndryshojnë me moshën
Ndërsa rriteni, është e natyrshme që lëkura të ndryshojë me moshën. Por rrudhat si gjendje nuk vlejnë për majat e gishtave. Pra, ju deri ditën e fundit të jetës keni të njëjtat gjurmë gishtash si ditën që keni lindur. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)