play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Shqipëria pritet të shtyjë përpara edhe agjendën e Kosovës në OKB

today05/04/2022

Background
share close

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka pritur sot në takim një delegacion nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

 

Pas takimit, kryetari i komisionit, Haki Abazi, tha se kanë diskutuar për të bashkëvepruar dhe bashkërenduar agjendën e përbashkët në Këshillin e Sigurimit, aty ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.

 

 

“I gjithë bashkëbisedimi ynë u fokusua në mundësinë dhe potencialin e bashkëveprimit dhe bashkërendimit të punëve tona në drejtim të Kombeve të Bashkuara, aty ku Shqipëria tani më është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Sigurisht është një listë e gjatë e veprimeve që kanë ndodhur dhe janë duke ndodhur, por është një moment intensifikimi sidomos drejtë institucioneve ndërkombëtare. Nuk jemi këtu për të rritur shpresat në kuptimin e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, e dina mirë që është një proces i gjatë dhe i vështirë. Por rrethanat që jemi mundësojnë një bashkëveprim më të madh të dy shteteve në këtë drejtim”, tha ai.

 

Ndërsa, përfaqësuesi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gazmend Turdiu, tha se konsolidimi i pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës ka ndikim në sigurinë dhe stabilitetit të rajonit.

 

Ai nënvizoi se do të shtyjnë përpara agjendat e përbashkëta të dy shteteve në Këshillin e Sigurimit.

 

“Ne jemi të interesuar për të kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, natyrisht çështja e konsolidimit të pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës është një gjë madhore dhe ndikim pozitiv në sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Ne shkëmbyem me shumë kënaqësi në mënyrë të hapur, vëllazërore dhe miqësore mendimet tona dhe biseduam si mund të bashkërendojmë për të shtyrë përpara në organizata ndërkombëtare, përfshirë në Këshillin e Sigurimit agjendat tona të përbashkëta”, shtoi ai.

 

Ndryshe, javën e kaluar qëndroi në Kosovë edhe Komisioni për Punë të Jashtme të Shqipërisë./KP/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%