play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Shqipëria do implementojë rrjetin 5G me standarde dhe teknologji tërësisht perëndimore

today16/10/2024

Background
share close

Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Tomi Frashëri, tha të mërkurën gjatë raportimit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar se Shqipëria do implementojë rrjetin 5G me standarde dhe teknologji tërësisht perëndimore.

Zoti Frashëri kujtoi se “për implementimin e rrjetit 5G në Shqipëri ekziston Memorandumi i Mirëkuptimit midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe SHBA-së për përdorimin e teknologjive të besueshme dhe të pastra për të gjithë rrjetin”.

Ai tha se “AKEP e ka integruar në politikat e tij, memorandumin e mirëkuptimit dhe paralelisht e kanë integruar edhe operatorët, të cilët vijojnë të jenë në partneritet bashkëpunimi edhe me vendet aleate”.

Pozicioni i shtetit shqiptar është i panegociueshëm në këtë fushë tha kreu u AKEP. “Teknologjitë për rrjetet 5G, por edhe për teknologji pak më të vjetra, duhet aplikuar vetëm teknologji e besueshme, duke pasur parasysh edhe rastet kur mund të zëvendësohet teknologjia e vjetër sipas standardeve të sigurta” tha zoti Frashëri.

Sa i takon operatorëve të telefonisë celulare, Frashëri shpjegoi se, njëri nga dy operatorët ka bërë një investim shumë të madh para 3 vitesh, duke zëvendësuar 100% teknologjinë me teknologji perëndimore dhe ishte i pari operator celular në Ballkanin Perëndimor për këtë investim bashkëkohor që ndërmori. Ky operator do t’i ofrojë abonentëve të tij jo vetëm shërbimet 5G në të ardhmen e afërt, por edhe për rrjetin 4G aktualisht 100% rrjet perëndimor.

Frashëri shpjegoi se edhe operatori tjetër është i gatshëm për rrjetin 5G me projektet dhe infrastrukturat e tyre tërësisht në përputhje me standardet perëndimore.

Ai vuri në dukje faktin është që ofruesit e teknologjive perëndimore të besueshme për standardet që Shqipëria ka sipas NATO-s, po afrohen drejt Shqipërisë për implementimin e këtyre teknologjive të larta.

Frashëri deklaroi se të gjitha teknologjitë që do të përdoren për rrjetin 5G në Shqipëri do të jenë absolutisht me standarde 100% perëndimore./rtsh.al

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%