play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Shorti i AKK-së, kryeministrit Kurtit do t’i kontrollohet pasuria

today15/06/2022

Background
share close

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka bërë hedhjen e shortit për të hetuar pasurinë e tërësishme të 20 për qind të zyrtarëve që e kanë deklaruar atë.

Në këtë short është edhe emri i kryeministrit Albin Kurti, të cilit do t’i hetohet pasuria.

Kujtojmë se në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar dje regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Shumë zyrtarë shtetërorë kanë deklaruar pasurinë e tyre për vitin 2021, në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

E deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Si pasuri të paluajtshme Kurti e ka deklaruar apartamentin 400 mijë eurosh të bashkëshortes.

Kryeministri Kurti gjithashtu deklaroi se ka para të gatshme në bankë në vlerë prej 400 euro, derisa bashkëshortja ka të kursyera 23 mijë euro.

Por në të njëjtën kohë në këtë deklarim thuhet se bashkëshortja e Kurtit ka edhe borxhe.

E njëjta ka një kredi në vlerë 290 mijë euro, të cilën e ka në kohëzgjatje prej 25 vitesh, e që thuhet ta ketë marrë për blerjen e apartamentit.

Ndërkohë, Kurti ka deklaruar qiranë e shtëpisë në vlerë 250 euro, për tri vite. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%