Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/05/2022
Shoqata për Energji të Ripërtëritshme ka reaguar pas situatës së krijuar së fundmi, pasi Gjykata e Apelit e vërtetoi aktvendimin e Themelores për pezullimin e tarifave shtrenjta, të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji, raporton Express.
Sipas kësaj shoqate, me pezullimin e vendimit të ZRRE’së, “do të ketë implikime të mëdha në zingjirin e funksionimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, dhe do të rrezikohet edhe siguria ekonomike, industriale dhe publike në mungesë të udhëzimeve të qarta të zbatimit të vendimit mbi pezullimin, deri në marrjen e vendimeve meritore”.
Kjo shoqatë ka ftuar organet publike dhe ato gjyqësore aty ku ka mundësi dhe hapësira ligjore që të ndërmarrin veprime, për të ndryshuar qoftë edhe legjislacionin.
“Zyra Rregullatore për shoqatën e BREve ka qenë dhe mbetet njëri ndër institucionet më prëkushtuara në zbatimin e legjislacionit, ka përkrahur në mënyrë të vazhdueshme zhvillimin e investimeve përmes eliminimit të çfarëdo barriere procedurale, dhe është përgjigjur gjatë gjithë kohës në kërkesat e secilit individ dhe çdo investitori qoftë vendor apo i huaj.
Ftojmë organet publike dhe ato gjyqësore aty ku ka mundësi dhe hapësira ligjore që të ndërmarrin veprime, për të ndryshuar qoftë edhe legjislacionin, sepse efektet e pezullimit në këtë formë kanë rrezikuar ndërmarrjet e energjisë dhe zhvillimin ekonomik dhe do të rrezikojnë edhe zhvillimin ekonomik, dhe mungesën e investimeve në sektorin e Energjisë së Burimeve të Ripërtëritshme”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate./Express
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)