Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shumë njerëz përdorin peceta të lagura çdo ditë duke besuar se ato do të pastrojnë më mirë se letra e zakonshme higjienike.
Por, përpara se të zgjidhni pecetat e lagura, duhet të keni parasysh nëse janë të dëmshme. Ndërsa herë pas here mund të fshini në mënyrë të sigurt organin gjenital me peceta antibakteriale, përdorimi i tepërt i pecetave të lagura, mund të mos i shërbejë shëndetit tuaj.
Ndryshe nga letra higjienike, e cila prishet në ujë para dhe pas shpëlarjes, pecetat e lagura nuk prishen aq lehtë. Kjo është për shkak se ato janë bërë shpesh nga materiale sintetike dhe plastikë që nuk shpërbëhen në ujë.
Pecetat e lagura mund t’ju bëjnë të ndiheni më të pastër, por ato mund të jenë të dëmshme nëse zëvendësojnë plotësisht letrën higjienike. Sipas gastroenterologes Victoria Glass, kjo ndodh sepse pecetat e lagura mund të prishin mikrobiomën tuaj duke hequr bakteret e mira, duke lënë pas bakteret e këqija, të cilat mund të shkaktojnë skuqje, irritim dhe infeksione mykotike.
Ndërsa të rriturit mund të përdorin herë pas here peceta të lagura në vend të letrës higjienike, fshirja shumë e shpeshtë me to mund të varfërojë mikroorganizmat mbrojtës dhe t’u hapë rrugën problemeve të mundshme shëndetësore. Sipas Dr.Nancy Chung, lëkura në zonën e vitheve mund të jetë e ndjeshme.
Për këtë arsye, është mirë të shmangni ekspozimin e zonës ndaj aromave dhe kimikateve të panevojshme. Fatkeqësisht, shumë peceta përmbajnë kimikate, aroma dhe parfume, të cilat Dr.Chung thotë se mund të çojnë në kruajtje, acarim dhe inflamacion.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)