play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Shkruhet historia: Kush është astronautja e parë grua që do të udhëtojë në Hënë

today17/04/2023

Background
share close

E lindur më 29 janar 1979, Christina Koch është një inxhiniere amerikane dhe astronaute e NASA-s, klasa e vitit 2013. Me një diplomë bachelor në inxhinieri elektrike dhe fizikë dhe një diplomë master në inxhinieri elektrike nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut, Christina Koch pak para se të bëhej astronaute shërbeu në Administratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës si shefe stacioni për Samoan Amerikane dhe që atëherë ka thyer një rekord pas tjetrit në fushën e saj. Tani, Christina Koch do të bëhet gruaja e parë që do të ecë në Hënë kur misioni Artemis II i NASA-s të niset në vitin 2024.

Në fakt, astronautja tashmë mban rekordin për kohën më të gjatë që një grua ka kaluar në hapësirë, 328 ditë, dhe për pjesëmarrjen në shëtitjen e parë kozmike në 2019.

Në një intervistë në vitin 2020, Christina Koch deklaroi: “Me të vërtetë nuk mbaj mend një kohë kur nuk doja të bëhesha astronaute. Pasioni dhe dashuria për botën dhe hapësirën më rrënjosën dëshirën për të kontribuar sa më shumë për njerëzimin”.

Misioni Artemis II, anëtare e të cilit do të jetë Christina Koch, pritet të nisë në nëntor 2024 dhe do të jetë misioni i parë i drejtuar nga NASA në Hënë që nga përfundimi i programit Apollo në 1972.

“Nëse jam e emocionuar? Absolutisht!”, tha ajo në një konferencë për shtyp gjatë njoftimit të ekuipazhit të “Artemis II”.

Ndërsa eksploron hapësirën dhe bën histori në qytetërimin njerëzor, bashkëshorti i Christina Koch, Robert do të kujdeset për punët e shtëpisë dhe për qenushin e çiftit.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%