Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/07/2022
“Balenciaga Haute Couture” në Paris sot (e mërkurë) ka realizuar një sfilatë të mbushur me yje duke mbledhur disa prej fytyrave më të njohura në botë për të parakaluar në pistë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa përkrah yjeve si Kim Kardashian, Bella Hadid, Naomi Campbell dhe Nicole Kidman të gjitha parakaluan në shfaqjen e modës për koleksionin e ri të markës së veshjeve.
Dua ishte ajo që shkëlqeu e veshur në një fustan të verdhë kanarinë me një sup dhe një bisht të gjatë që i vinte nga pas.
Dukja e saj u kompletua me dorëza të gjata me ngjyrë të zezë dhe këpucë me taka me të njëjtën ngjyrë.
Pas ngjarjes së modës, krijuesja e shumë hiteve ka ndarë me 58 milionë ndjekësit e saj në Instagram pamje nga eventi, duke u shprehur e lumtur për pjesëmarrjen.
“Balenciaga Haute Couture show i 51-të. Nderë dhe ëndërr të jem pjesë e spektaklit tënd të bukur”, ka shkruar Dua në një postim ku ka ndarë pamje të sfilatës.
Ndryshe, Dua krahas turneut të saj botëror “Future Nostalgia” së fundmi performoi edhe në festivalin Roskilde të Danimarkës. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)