play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Shitësit që operojnë në trotuare e rrugë të Prishtinës duhet t’i lirojnë hapësirat deri më 24 korrik

today08/07/2022

Background
share close

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë shitësit të cilët operojnë në hapësirat publike, në trotuare dhe rrugë, në afërsi të tregjeve në qendër të qytetit dhe në lagjen Ulpiana, se brenda periudhës kohore prej datës 08.07.2022 deri më 24.07.2022 duhet të lirojnë këto hapësira me qëllim që të njëjtat të shfrytëzohen për çfarë edhe janë të destinuara.

Kështu thuhet në një njoftim të komunës së Prishtinës.

“Pas datës 24.07.2022, Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të fillojë aksionin edhe nën asistencën e policisë së Kosovës për lirimin e këtyre hapësirave, rrugëve dhe trotuareve”, thuhet në njoftim.

Hapësirat që duhet të lirohen në afërsi të Tregut të Gjelbër në Qendër të qytetit, përfshijnë rrugët dhe trotuaret si në vijim:

Rruga “Ilaz Agushi”

Rruga “Ylfete Humolli”

Rruga “Xhemail Prishtina”

Ndërsa, rrugët dhe trotuaret që duhet të lirohen në afërsi të tregut të gjelbër në Ulpianë janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Imzotë Nikë Prela” dhe,

Rruga “Zija Shemsiu”

“Luten të gjithë shitësit që përgjatë kësaj periudhe të bëjnë zgjidhje të ligjshme duke u sistemuar brenda ambienteve zyrtare të këtyre dy tregjeve për shkak se pas datës së lartcekur, në asnjë mënyrë nuk do të lejohen të operojnë jashtë ambienteve të këtyre dy tregjeve, saktësisht, askund në hapësira publike brenda kryeqytetit.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%