play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Shënohet Dita Botërore e Teatrit, një festë globale e artit skenik

today27/03/2026

Background
share close

Sot, më 27 mars, shënohet Dita Botërore e Teatrit, një datë që i kushtohet promovimit të artit skenik dhe rëndësisë së tij në shoqëri.

Kjo ditë festohet që nga viti 1962, pasi u propozua nga Finlanda në Kongresin e 9-të botëror të Instituti Ndërkombëtar Teatror (INT), i mbajtur në vitin 1961 nën kujdesin e UNESCO.

Instituti Ndërkombëtar Teatror, i themeluar në vitin 1948 nga UNESCO, konsiderohet organizata më e rëndësishme joqeveritare në fushën e arteve interpretuese. Përmes aktiviteteve të tij, INT synon të nxisë shkëmbimin ndërkombëtar të përvojave dhe njohurive, të stimulojë krijimtarinë artistike dhe të forcojë bashkëpunimin mes profesionistëve të teatrit në mbarë botën.

Për më tepër, kjo organizatë promovon mirëkuptimin ndërkulturor, duke e parë teatrin si një mjet të fuqishëm për ndërtimin e paqes dhe forcimin e miqësisë mes popujve.

Dita Botërore e Teatrit shënohet çdo vit me aktivitete të ndryshme kulturore, shfaqje dhe mesazhe nga figura të njohura të skenës, duke rikujtuar rolin e pazëvendësueshëm të teatrit në reflektimin dhe zhvillimin e shoqërisë./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *