Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/11/2022
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit urgjent me ambasadorët e vendeve të NATO-s ka thënë se nuk ka asnjë tregues se raketa në Poloni ishte e qëllimshme.
Stoltenberg në konferencën për shtyp theksoi se nuk ka indikacione të qëllimshme se shpërthimi i raketës në Poloni ishte i ndonjë “sulmi të qëllimshëm”.
“Nuk ka asnjë indikacion se Rusia po përgatit veprime ushtarake sulmuese kundër NATO-s,” tha ai.
Stoltenberg vazhdoi duke thënë se incidenti në Poloni “ka gjasa” të jetë shkaktuar nga aktiviteti i sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës – duke i bërë jehonë pikëpamjes së presidentit polak.
Por, shefi i NATO-s e ka të qartë se “Rusia mban përgjegjësinë përfundimtare teksa vazhdon luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s kanë shprehur “mbështetje të fortë” për aleatin e tyre Poloninë dhe kanë shprehur “ngushëllimet e tyre më të thella për humbjen tragjike të jetëve” pas shpërthimit të raketës.
Jens Stoltenberg para gazetarëve tha se “nuk mund të hyjë në detaje” në lidhje me bisedimet me Rusinë pas shpërthimit në Poloni, kur u pyet për komunikimet e NATO-s me Moskën pas shpërthimit të martën.
“Prioriteti kryesor” i NATO-s është t’i sigurojë Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore kundër sulmeve ruse”, tha Shefi i NATO-s.
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda referuar zhvillimeve të fundit në territorin e shtetit të tyre ku një raketë la të vdekur dy persona tha se “asgjë nuk tregon se ky ishte një sulm i qëllimshëm ndaj Polonisë”.
Duda konfirmoi kështu fjalët e Joe Biden, i cili sipas mediave britanike i informoi vendet e G7 dhe partnerët e NATO-s se shpërthimi ishte rezultat i veprimeve të mbrojtjes ajrore ukrainas, raporton AP.
“Me shumë mundësi ka qenë një aksident fatkeq”, tha Duda, duke shtuar se “nuk ka absolutisht asnjë provë rrethanore që do të na lejonte të konkludojmë se ishte një sulm ndaj Polonisë”./Reporteri.net/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)