Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/12/2023
Sezoni i 6-të i Serialit të famshëm të Netflix “The Crown”, përfshinë edhe luftën në Kosovë.
Atë kohë kur kryeministër i Britanisë së Madhe ishte Tony Blair, ashtu siç shpërfaqet edhe në serial, flitet për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovës kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit.
Madje, në serial shfaqen edhe disa pamje nga lufta në Kosovë nga regjimi serb.
Episodet e reja të serialit dolën më 14 dhjetor.
“The Crown” është seri televizive, me një dramë historike për mbretërimin e së ndjerës Mbretëreshës Elizabeth II nën regjinë e Peter Morgan.
Seriali përbëhet nga gjashtë sezone dhe secili prej tyre mbulon disa vite të jetës së Elizabeth.
Sezoni i parë u lëshua më 4 nëntor 2016. Seriali mbulon vitet e Mbretëreshës prej 1940 deri 2000.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)