Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/12/2022
Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar të premten një letër KFOR-it në të cilën i ka kërkuar që të bëhet kthimi i njëmijë trupave serbe në Kosovë.
Zyra e informimit të KFOR-it në një përgjigje për Telegrafin kanë konfirmuar pranimin e letrës nga Serbia.
Ata po ashtu thanë së janë duke e vlerësuar atë dhe se do të jenë vigjilent dhe të përkushtuar për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.
“E kemi pranuar një letër nga Serbia dhe aktualisht jemi duke e vlerësuar. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i përkushtuar për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, thanë nga zyra për informim të KFOR-it për Telegrafin.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se në mbrëmjen e 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë KFOR-it një kërkesë elektronike për të kthyer një numër të caktuar të pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë.
Vuçiq ka bërë të ditur se më 16 dhjetor ajo kërkesë do t’i dorëzohet përfaqësuesit të KFOR-it në kufirin me Kosovën.
Sipas mediave serbe, pas mbledhjes së Qeverisë së Serbisë, Vuçiq tha se vendimi është marrë unanimisht. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)