play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Sektori i ndërtimtarisë nën llupën e ATK-së

today24/04/2023

Background
share close

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se sektori i ndërtimtarisë është njëri ndër sektorët të cilat janë nën llupën e ATK-së, si sektorë të cilat sipas të dhënave të analizuara, rezultojnë me mos deklarim të saktë në aktivitetin e tyre.

ATK njofton se është e përkushtuar që të përmirësojë qasjen e saj aktuale në menaxhimin e rreziqeve të përmbushjes për të siguruar që përpjekjet për përmbushje të adresojnë rreziqet kryesore që e përbëjnë pjesën më të madhe të hendekut tatimor.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se qasja e re bashkëkohore përfshinë caktimin e resurseve dhe strukturimin e aktiviteteve bazuar në grupet e identifikuara të rrezikut, duke përdorur një varg intervenimesh për adresimin e shkaqeve të sjelljes së mos-përmbushjes, dhe duke vlerësuar suksesin e ndërhyrjeve sipas ndikimit të tyre në sjelljen e tatimpaguesit.

“Bazuar në aktivitetet e zhvilluara nga Janari deri në Mars 2023, në monitorimin e sektorit të ndërtimtarisë – si njëri nga sektorët me risk të lartë të mos deklarimit të tatimeve, janë përfunduar 33 kontrolle tatimore, prej të cilave rezulton 1,521,894 euro tatim shtesë. Veç këtyre janë edhe 83 kontrolle të deleguara sipas analizës së riskut, të cilat do të realizohen në vazhdim”, thuhet në njoftim.

ATK në vitin 2019 ka hartuar “Planin për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë ku përmes këtij plani ATK është duke kryer aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor. Ky plan në total përmban gjashtë (6) fusha me veprime të reformës.

“Sektori i ndërtimtarisë është vetëm njëri ndër sektorët të cilat janë nën llupën e ATK-së, si sektor të cilat sipas të dhënave të analizuara, rezultojnë me mos deklarim të saktë aktivitetin e tyre”, thuhet në njoftim.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%