Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/06/2022
Pas vendimit të Rusisë për ndalimin e furnizimit me gaz për Gazprom Germania, Berlinit zyrtar do t’i duhet që të blejë 10 milionë kub gaz natyral ekstra për çdo ditë.
Sanksionet ruse ndaj Gazprom Germania dhe degët e saj mund t’u kushtojnë taksa paguesve gjermanë rreth 5 miliardë euro më shumë për vit, në mënyrë që të paguhet gazi zëvendësues.
Këto raporte vijnë nga gazeta javore German Welt am Sontag, të cilët cituan përfaqësuesit e industrisë, transmeton Telegrafi.
Gjatë muajit maj shteti Rus vendosi që të ndaloi furnizimin e Gazprom Germania, e cila ishte një degë e Gazpromit në Gjermani, kjo pas vendimit të Berlinit zyrtar të cilët e morën kompaninë nën administrimin e tyre pas agresionit rus në Ukrainë.
Që nga atëherë, rregullatorit të energjisë Bundesnetzagentur, agjenci kjo e cila është administruese e kompanisë, i është dashur që të blejë gaz zëvendësues në tregjet e ndryshme kjo pasi që atyre u duhet të përmbushin kontratat për furnizim të nevojave komunale dhe me furnizuesit të tjerë rajonal.
Një zëdhënës nga ministria gjermane e ekonomisë tha se rreth 10 milionë metra kub gaz nevojiten për nevoja ditore, duke i konfirmuar burimet dhe shifrat e cituara nga gazeta.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)