Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today12/09/2022
Në Slloveni është mbajtur sot samiti i 11-të i Brdo-Brijunit, ku u diskutua për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti i Sllovenisë i cili ishte edhe nikoqir i këtij samiti, Borut Pahor i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën e gjithashtu t’ia japë statusin e shtetit kandidat Bosnjë-Hercegovinës.
Pahor deklaroi pas takimit të samitit Brdo-Brijuni tha se të gjithë të pranishmit ranë dakord për 6 konkluzione.
I pyetur se nga gazetarët në konferencën për media pas përfundimit të samitit, se a është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, dhe se a i është kërkuar Serbisë të njoh Kosovën, Pahor tha se dialogu ka qenë temë diskutimi por askujt nuk i është kërkuar të bëjë diçka.
“Dialogu ka qenë temë diskutimi, por askush nuk ju ka bërë thirrje Serbisë e Kosovës që të njohin njëra-tjetra. Të dy vendeve u është bërë thirrje që të vazhdojnë dialogun dhe përmes tij të zgjidhin të gjitha çështjet e hapura”, tha Pahor.
Përveç nikoqirit të takimit, presidentit slloven, Borut Pahor, në këtë samit morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i Shqipërisë, Bajram Begaj, i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i Kroacisë, Zoran Millanoviq, si dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiq. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)