play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Sa hapa në ditë janë të mjaftueshme për të përmirësuar shëndetin?

today18/11/2024

Background
share close

Dihet se aktiviteti fizik ofron përfitime të shumta për shëndetin.

Ngritja e peshave, për shembull, mund të ndihmojë në luftimin e depresionit, ndërsa ushtrimet aerobike ulin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, diabet, hipertension dhe kolesterol të lartë. Një ndër format më të lehta të aktivitetit është ecja, për të cilën na këshillohet shpesh të arrijmë 10,000 hapa në ditë.

Për shumë njerëz, sidomos ata që punojnë në zyra, arritja e këtij qëllimi është sfiduese Por lajmi i mirë është se edhe një numër më i ulët hapash sjell përfitime të rëndësishme. Sipas një studimi të vitit 2023, ecja e 2,337 hapave në ditë lidhet me ulje të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa ecja e 3,867 hapave në ditë ulet rrezikun e vdekjes nga çdo shkak.

Ky përfundim mbështetet nga një analizë që përfshiu 17 studime të mëparshme me pjesëmarrjen e 226,889 individëve të cilët ishin të shëndetshëm ose në rrezik për sëmundje kardiovaskulare. Studimi tregoi se për çdo 1,000 hapa shtesë, rreziku i vdekjes nga të gjitha shkaqet reduktohet me 15%, ndërsa për çdo 500 hapa shtesë, rreziku nga vdekja kardiovaskulare ulet me 7%.

Gjithashtu, një tjetër studim thekson se ecja me ritëm më të shpejtë sjell përfitime shtesë krahasuar me një ecje të ngadaltë. Numri më i madh i hapave deri në rreth 10,000 hapa në ditë lidhet me ulje të rrezikut për sëmundje kancerogjene dhe kardiovaskulare.

Në përfundim, pavarësisht nëse arrini 2,000 apo 10,000 hapa në ditë, çdo hap është i rëndësishëm për shëndetin tuaj. Ecja e përditshme përmirëson jetëgjatësinë dhe zvogëlon rrezikun për sëmundje serioze. Thënë ndryshe, sa më shumë të ecni, aq më tepër do t’i bëni një nder vetes suaj.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%