play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Rusia mbështet “Ballkanin e Hapur”, Lavrov e quan nismë të Beogradit zyrtar

today06/06/2022

Background
share close

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, duhej të fillonte sot një vizitë dyditore në Beograd.

Por kjo vizitë u pengua nga fakti se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin e aeroplanit të tij mbi hapësirën ajrore të tyre.

Siç ka vlerësuar Lavrov, kjo që ka ndodhur është e paimagjinueshme dhe se privon një shtet sovran për të ushtruar të drejtën e tij.

Por çfarë ka rënë në sy në deklaratat e tij, është edhe përmendja e iniciativës “Ballkani i Hapur”, përcjell Telegrafi.

Në këtë kontekst, ai ka deklaruar se Brukseli nuk dëshiron që Lavrov dhe zyrtarët serbë të diskutojnë “partneritetin tonë strategjik në zhvillim të shpejtë, si dhe çështjet ndërkombëtare”, shkruajnë mediat serbe si Danas dhe N1.

“Natyrisht, udhëheqësit e Brukselit nuk donin të konfirmonin qëndrimin e Rusisë për Kosovën dhe BeH, për të shprehur mbështetjen për nismën e Beogradit për Ballkanin e Hapur dhe për të diskutuar interesat për përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve të rajonit”.

Kështu, siç interpretohet, shkruan mediumi serb Danas, Lavrov në fakt pranoi se ideja e kujt është Ballkani i Hapur.

Ndryshe, Ballkani i Hapur është iniciativë që është duke u mbështetur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina vazhdojnë ta refuzojnë, me Malin e Zi që ka dhënë sinjale se mund t’i bashkohet kësaj iniciative. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%