play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë, flasin nga shoqata e naftëtarëve

today26/01/2023

Background
share close

Në dy ditët e fundit në Kosovë, ka pasur ngritje të lehtë të çmimit të derivateve.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani tha për Gazetën Online Reporteri.net se çmimet dizeli po shitet me çmim 1,47 cent deri në 1,60, ndërsa Benzina 1.32 deri në 1.40 cent.

Por, Berjani ka paralajmëruar se ditët në vijim pritet të ketë sërish rënie të çmimit të derivateve, si pasojë e lëvizjeve të mëdha në tregjet ndërkombëtare.

Ai thotë se stabilizim në tregjet e derivateve pritet të ketë në muajin mars të këtij viti.

“Po pritet në ditët në vijim të ketë prapë rënie të çmimit të derivateve. Çfarë çmime do të ketë në ditët në vijim saktësisht nuk mund ta  themi sepse  ka lëvizje të mëdha në berzë dhe tregjet ndërkombëtare.

Stabilizim dhe rënie më të theksuar të çmimit të derivateve sipas informatave nga organizata prodhuese OPEK pritet te ketë në në muajin mars”, tha Berjani.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%