play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Rreth 100 mijë të rinj nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë

today31/08/2023

Background
share close

Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë apo 1 milion 195 mijë e 426 janë popullsi në moshë pune.

Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se shkalla e personave joaktiv në moshë pune vazhdon të mbetet mjaft e lartë, 61. 4 për qind, duke u rritur për 0,7 për qind, krahasuar me vitin 2021.

Në raportin e publikuar për Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për 2022 nga ASK thuhet se janë gati 1.2 milion qytetarë në moshë pune, mbi 400 mijë janë të punësuar, rreth 60 mijë janë të papunë dhe mbi 733 mijë qytetarë janë joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Shqetësuese sipas ASK-së është edhe një fakt tjetër, 98 mijë e 705 të rinj nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë.

“Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë (61,4 %), duke u rritur për 0,7%, krahasuar me vitin paraprak. Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar me 78,0 %, krahasuar me meshkujt, 44,5 %”, thuhet në raportin e publikuar për Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për 2022 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Po ashtu sipas ASK-së, shkalla e punësimit ishte 2,7% më e lartë sesa në se në vitin paraprak (2021), shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (- 8,1%), kurse tek të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (-16,6%) sesa në vitin paraprak.

Sipas ASK-së, shkalla e papunësisë në Kosovë për vitin 2022 është 12.6%.

Po ashtu sipas këtij raporti, persona aktiv ishin 21 mijë 571 më pak se në vitin paraprak, persona joaktiv ishin 14 mijë e 698 më pak se në vitin paraprak, persona të punësuar ishin 20 mijë e 509 më shumë se në vitin paraprak dhe persona të papunësuar ishin 42 mijë e 80 më pak se në vitin paraprak.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%