Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Me ftesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë intervistuar dy anëtarë kabinetit qeveritar pas përleshjes fizike që ka ndodhur të enjten në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë e deputetëve të pushtetit.
Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi” brenda prokurorisë, deri më tani janë dëgjuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Mirëpo, sipas këtij burimi, procedurat hetimore janë duke vazhduar si dhe pritet që të intervistohen edhe persona të tjerë.
KOHA ka provuar që të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, si dhe këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu, lidhur me këtë rast. Kryeziu nuk është përgjigjur ndërsa Kadiu ka thënë se “nuk ka informacion të konfirmuar” për këtë.
Gjatë ditës së djeshme, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka shkruar në Facebook se ka marrë ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë si i dyshuar për ‘sulm’.
Ndryshe, dje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se lidhur me rastin e ndodhur në Kuvend ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)