Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/07/2023
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, edhe një herë ka reaguar për rastin e televizionit Klan Kosova.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka kërkuar nga autoritetet që ta trajtojnë lëndën për Klan Kosovën me profesionalizëm dhe kujdes.
“Unë po ndaj këto shqetësime në lidhje me zhvillimet e fundit në Klan Kosova. Tërheqja e licencës së biznesit duket joproporcionale. Pres që autoritetet e përfshira ta trajtojnë këtë me profesionalizëm dhe kujdes, nuk ka të bëjë vetëm me ndonjë aktivitet të vogël biznesi, por me lirinë e medias”, ka shkruar ai.
Ambasadori gjerman këto komente i ka bërë pasi ka shpërndarë në Twitter reagimin e disa prej organizatave më kryesore ndërkombëtare për lirinë e medieve, të cilat kanë bërë thirrje që të zgjidhet çështja e certifikatës së Klan Kosovës.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)