Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Portugalia ka konfirmuar se Roberto Martinez është përzgjedhësi i tyre i ri.
Pas largimit të Fernando Santos me të përfunduar rrugëtimi i tyre në çerekfinale në Kampionatin Botëror, portugezët kanë një strateg të ri tashmë të dëshmuar.
“Roberto Martinez u prezantua këtë të hënë, në Cidade do Futebol, si trajneri i ri i Kombëtares së Portugalisë. Trajneri 49-vjeçar arrin në krye të kombëtares portugeze pas periudhave në Belgjikë, Everton, Wigan Athletic dhe Swansea City”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Në ceremoninë e prezantimit, presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes, i uroi mirëseardhjen trajnerit të ri dhe vuri në pah kompetencën e trajnerit të ri”, thuhet më tej në komunikatë.
Në një konferencë për shtyp, Martinez u motivua shumë nga sfida: “Jam shumë i lumtur që jam këtu, jam i kënaqur që jam në gjendje të përfaqësoj një nga ekipet më të talentuara në botë, projekti që doja. E kuptoj që pritshmëritë dhe synimet janë të mëdha, por gjithashtu e kuptoj që ka një grup të madh njerëzish që punojnë për të përmbushur qëllimet tona”, ishin fjalët e para të tij.
Martinez do të jetë në krye të Portugalisë deri në vitin 2026, duke drejtuar kështu kombëtaren në Kampionatin Evropian dhe në Botërorin që mbahet në po atë vit që i përfundon marrëveshja. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)