play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Rita Ora rrëfehet për revistën Numero: “You & I” është një album shumë personal

today13/07/2023

Background
share close

Artistja e famshme shqiptare, Rita Ora, të premten (14 korrik) sjell albumin e tretë të quajtur “You & I”.

Ajo është rrëfyer së fundmi për revistën Numero duke dhënë më shumë detaje se çfarë përfshihet në këtë album dhe se kujt i dedikohet.

Ky projekt i ri shpall me zë të lartë dhe qartë dashurinë e kantautores dhe interpretueses 32-vjeçare për njerëzit përreth saj, në veçanti për bashkëshortin e saj, regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Por mbi të gjitha, shënon rikthimin përrallor të yllit karizmatik të popit, e cila ka bashkëpunuar me Drake, Cardi B, Charli XCX dhe Kanye West.

Albumi është tërësisht i prodhuar dhe shkruar nga Rita Ora, gjersa shënon një pikë kthese në karrierën e saj.

“Albumi ka të bëjë me dashurinë. Prandaj ti dhe unë duket se jemi emri i përsosur. Është një album shumë personal dhe ka shumë pasion dhe emocion që buron prej tij. Por albumi i qaset dashurisë në mënyra të ndryshme. Bëhet fjalë gjithashtu për dashurinë time për nënën, familjen, miqtë e mi, për vende të caktuara që janë të rëndësishme për mua dhe sigurisht dashurinë për veten”, u shpreh ajo.

“Muzika ka qenë gjithmonë një prizë emocionale për mua. Është një projekt i ri shumë personal dhe jam shumë rehat me këtë. Më pëlqen të jem si një libër i hapur falë muzikës sime. Më afron më shumë me fansat e mi”, theksoi ndër tjerash biondja.

Rita tutje shton për “You & I”: “Zbulon mënyrat e ndryshme që jam ndjerë në momentet kyçe të jetës sime. Në të vërtetë, çdo këngë në album e kam shkruar vetëm. Kur vjen puna për të bërë muzikë, duhet të jesh i sinqertë dhe besnik. Çdo titull është një pasqyrim i mirënjohjes sime ndaj jetës”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%