play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

today20/12/2024

Background
share close

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë dhe materiali i tyre bëhet i ashpër.

Edhe pse të gjithë duam që peshqirët tanë të mbeten të butë dhe të rehatshëm, është e pashmangshme që pëlhura e tyre të egërsohet.

Megjithatë, ka disa truke të thjeshta që mund t’i zbatoni për t’i mbajtur peshqirët të butë dhe të këndshëm në prekje dhe nuk kërkojnë shumë përpjekje.

Zhytni ato në ujë me sodë buke

Soda e bukës është shumë e dobishme në shtëpi dhe fuqia e saj e mrekullueshme mund të ndihmojë në ruajtjen e butësisë së peshqirëve. Për të zbutur peshqirët, mbushni vaskën me ujë të nxehtë dhe shtoni rreth 130 gram sodë buke në çdo katër litra ujë. Përziejini mirë ujin në mënyrë që soda e bukës të shpërndahet në mënyrë të barabartë, më pas zhytni peshqirët në këtë tretësirë.

Lërini në ujë për disa orë ose, më mirë, gjatë natës. Pasi të jenë në tretësirë, lajini në lavatriçe si zakonisht, por mos shtoni zbutës.

Përdorni më pak zbutës të rrobave

Megjithëse shumë njerëz mendojnë se zbutësit e rrobave i bëjnë peshqirët më të butë, ata në fakt mund të kenë efektin e kundërt. Gjegjësisht, zbutësit e rrobave përmbajnë kimikate që krijojnë një shtresë si dylli në pëlhurë, e cila mund t’i bëjë peshqirët më të ashpër pas disa larjeve. Nëse dëshironi që peshqirët tuaj të qëndrojnë të butë, reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave ose shmangni atë krejtësisht. Në vend të zbutësit të rrobave, mund të përdorni alternativa natyrale që nuk do të ndikojnë në butësinë e peshqirëve tuaj.

Përdorni uthull kur lani

Një nga truket më të thjeshta për zbutjen e peshqirëve është përdorimi i uthullës së bardhë. Uthulla vepron si një zbutës natyral që ndihmon në ruajtjen e butësisë së peshqirëve. Për ta arritur këtë, thjesht hidhni gjysmë filxhani uthull të bardhë në ndarjen e zbutësit të rrobave të makinës suaj larëse. Uthulla jo vetëm që zbut pëlhurën, por gjithashtu largon mbetjet e detergjentit që mund t’i bëjnë peshqirët të ashpër.

Me këto truke të thjeshta, mund të shijoni peshqirë të butë dhe të këndshëm, siç ishin kur i blinit për herë të parë. Çelësi është të përdorni alternativa natyrale që nuk do të dëmtojnë pëlhurën dhe peshqirët tuaj do të jenë të butë dhe aromatike.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%