play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Rënie e shitjeve të telefonave

today22/10/2023

Background
share close

Hulumtimi i kompanisë analitike Counterpoint ka publikuar një analizë të tregut për tremujorin e tretë, kur bëhet fjalë për shitjet e telefonave.

Sipas raportit për periudhën korrik-shtator, dërgesa globale e telefonave shënoi një rënie prej 8 për qind në tremujorin e përmendur, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Analiza e fundit e Counterpoint sugjeron se kërkesa më e dobët e konsumatorëve për telefona të rinj, është arsyeja kryesore për rënien e shitjeve.

Nga ana tjetër, tregu shënoi një rritje më të vogël prej 2 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, gjë që ndoshta është ndikuar nga shpallja e serisë të iPhone 15.

Kur bëhet fjalë për prodhuesit e caktuar, Samsung mbajti pozitën e saj udhëheqëse për sa i përket shitjeve gjatë tremujorit të tretë dhe mban 20 për qind të shitjeve totale.

Pas gjigantit të Koresë së Jugut është Apple, që mban 16 për qind të tregut nga shitjet dhe e treta është Xiaomi me 12 për qind.

Lista e top 5 prodhuesve me shitjet më të mira është rrumbullakosur nga Oppo dhe vivo. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%