Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ndryshimet klimatike mund të përshpejtohen nëse temperaturat nuk bien deri në fund të këtij viti, ka paralajmëruar një shkencëtar, raporton BBC.
Paralajmërimi i tij vjen në kohën kur të dhënat kanë treguar se muaji i kaluar ishte marsi më i nxehtë në histori, duke zgjeruar rekordin për muajin e dhjetë me radhë.
Rekordi i muajit mars ka nxitur shqetësimet se bota mund të hyjë në një fazë të përshpejtimit të ndryshimeve klimatike.
Temperaturat mund të bien pas dobësimit të fenomenit “El Ninjo”, por shkencëtarët janë të shqetësuar se këto temperatura do të vazhdojnë të jenë të larta.
Marsi i vitit 2024 ishte për 1.68 gradë Celsius më i ngrohtë sesa në kohën “para-industriale” – kur njerëzit nisën të djegin sasi të mëdha të karburanteve fosile.
“El Ninjo” që nisi në qershorin e vitit të kaluar dhe pati pikun në dhjetor, ka ngritur temperaturat në atmosferë.
Shkencëtarët kanë llogaritur se aktualisht fenomeni natyror është i ngrohtë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe për muajt e ardhshëm, duke paralajmëruar se pritet të ketë rekorde të reja të temperaturave.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)