play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Regjisore dhe producente nga Ballkani diskutojnë problematikat e industrisë audiovizuale

today27/02/2026

Background
share close

Konferenca ndërkombëtare “Breaking the Frame: Gratë e Ballkanit ri-imagjinojnë kinemanë” bëri bashkë regjizore, producente, drejtues të fondeve kombëtare të filmit dhe autoriteteve evropiane, nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Mali i Zi, Qipro, Franca dhe Eurimages.

Mbi 50 pjesëmarrës patën mundësinë të angazhohen në diskutime të rëndësishme mbi situatën e industrisë audiovizuale në rajon, praktikat franceze dhe evropiane që kanë sjellë përmirësime të dukshme, veçanërisht në rritjen e përfaqësimit të grave në sektorin audiovizual, si dhe sfidat me të cilat përballen kineastët, producentët dhe regjisoret në Ballkan.

Tre panele intensive trajtuan barrierat reale që pengojnë gratë të drejtojnë filmin e parë, mundësitë e bashkëprodhimeve rajonale dhe rrugën nga rekomandimet vullnetare drejt mekanizmave të detyrueshëm të barazisë gjinore në financimin filmik.

Kineastet e pranishme thanë se, gratë nuk kanë nevojë të kërkojnë vend në tryezën e kinemasë, sepse ato e kanë ndërtuar vetë atë tryezë.

Takimi, ku u fol për kalimin nga diskutimi në veprim konkret, ishte organizuar nga Albanian Women in Audiovisual (AWA), me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri, KUB France Tirana dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK). E pranishme në takim ishte ambasadorja franceze, Catherine Suard si dhe kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji. /atsh /KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *