Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Real Madrid i është përgjigjur një akuze për ryshfet nga një ish-komisar policie, i cili tha se askush nuk guxon të ndjekë penalisht Florentino Perez.
Jose Manuel Villarejo në një intervistë pretendoi se presidenti i Real Madridit ka paguar zyrtarët e ndeshjeve të klubit madrilen.
Ish-komisioneri i policisë i bëri këto pretendime kur diskutoi për skandalin ku është e përfshirë Barcelona, klub ky që po akuzohet për pagesa ndaj ish-zëvendëspresidentit të komitetit të gjyqtarëve të futbollit spanjoll, Jose Maria Enriquez Negreira.
Negreira po përballet gjithashtu me akuza për korrupsion së bashku me Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu, të cilët të dy ishin president të Barcelonës gjatë tetë viteve të fundit, periudhë kjo kur ishte aktiv edhe Negreira.
Barcelona gjithmonë ka mohuar çdo keqbërje, por Villarejo pretendon se edhe Reali është angazhuar në praktika të ngjashme, pasi ai tha në një intervistë se të gjithë presidentët kanë vepruar njëjtë.
“Të gjithë presidentët e kanë bërë këtë. Florentino Perez gjithashtu. Disi, në Real Madrid, para këtij (rasti Negreira) e njëjta gjë tashmë ishte zbuluar”, ka thënë Villarejo.
“Është e pamundur të ndiqet penalisht çdo gjë që përfshin Perez. Do të ishte vetëvrasje për këdo që guxon ta bëjë këtë. Florentino është i paprekshëm”, është shprehur ai.
Real Madridi më pas përmes një komunikate ka njoftuar se Florentino Perez ka urdhëruar ngritjen e një padie ndaj Jose Villarejos për akuzat që sipas tyre janë të rreme.
Villarejo u arrestua me akuza për ryshfet dhe zhvatje në vitin 2017 dhe doli në gjyq katër vjet më vonë.
Real Madrid momentalisht po përgatitet për sfidën ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo që do të luhet në “Diego Armando Maradona” të martën në mbrëmje./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)