play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Reagimet e para për “Squid Game”

today06/01/2025

Background
share close

Pasi shtatë episodet e para të sezonit të dytë të serialit të njohur të Netflix “Squid Game” u publikuan të enjten, përdoruesit e rrjeteve sociale dhe kritikët zbuluan përshtypjet e tyre të para.

Një nga serialet më të ndjekur dhe më të suksesshëm të Netflix është rikthyer me një sezon të dytë, por opinionet për të janë të ndara.

Domethënë, vetë ‘trailer’-i tërhoqi vëmendje të madhe dhe mblodhi më shumë se gjashtë milionë shikime në YouTube për vetëm 12 orë, por tani shumë besojnë se sezoni i ri është mbivlerësuar.

Edhe pse sezonin e dytë nuk e konsiderojnë domosdoshmërisht të keq, shumë fansa dhe kritikë theksojnë se sezoni i parë është shumë më i mirë dhe tani presin daljen e episodeve të mbetura të sezonit të dytë për të lënë përshtypjen përfundimtare për të gjithë sezonin.

Sezoni i dytë aktualisht ka më shumë se 1000 komente për Rotten Tomatoes nga shikuesit, të cilët i dhanë një vlerësim mesatar prej 63 përqind, ndërsa kritikët e vlerësuan atë me 84 përqind.

Është interesante se sezoni i parë u vlerësua nga kritika me 95 për qind, ndërsa shikuesit e vlerësuan atë me 83 për qind.

Kritiku i Forbes, Paul Tassi, shprehet se sezoni i dytë është “shumë solid”, edhe pse jo më i mirë se sezoni i parë, por se nuk u befasua. Nga ana tjetër ai tregon se sezoni i dytë ka “personazhe më të konsoliduar” në krahasim me sezonin e parë. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%