play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“Qytetarët aktivë” kërkojnë që “Sunny Hill” të mos mbahet në Gërmi

today05/07/2022

Background
share close

“Qytetarët aktivë” i janë drejtuar me një shkresë kryetarit të Prishtinës Përparim Rama dhe Drejtorisë së Parqeve të cilët kanë kërkuar anulimin e vendimit për lejimin e mbajtjes së festivalit Sunny Hill në peisazhin e mbrojtur të Gërmisë.

“Në bazë të Ligjit Nr. 03/L-233 për mbrojtjen e Natyrës, Neni 151 e përcakton që planet për shfrytëzim të mirave të Natyrës duhet pjesëmarrja e publikut, pra qytetarët”, thuhet në ankesë.

Neni 151

Pjesëmarrja e publikut në vendim marrje

1. Gjatë hartimit të akteve ligjore, përkatësisht akteve për shpalljen e vlerave të mbrojtura të natyrës, planeve të menaxhimit me zonat e mbrojtura dhe planeve për shfrytëzimin e të mirave të natyrës si dhe dispozitave të përgjithshme ligjore të zbatueshme dhe të detyrueshme dhe dokumenteve në fushën e mbrojtjes së natyrës, duhet të sigurohet pjesëmarrja e publikut.

2. Publiku duhet të informohet për procedurën nga paragrafi 1. i këtij neni përmes lajmërimit publik.

Ne si organizatë që e monitorojmë Drejtorinë e Parqeve nuk kemi hasur në ndonjë debat publik apo thirrje për pjesëmarrje në vendim. Kjo konsiderohet shkelje ligjore.

Degradimin e biodiversitetit dhe mjedisit nga shfrytëzimi i festivalit e tregojnë faktet nga vitet e kaluara, i keni parë të gjitha dhe kur faktet ekzistojnë dhe merrni një vendim të tillë atëherë kemi të bëjmë me kodin penal, degradim ose shkatërrim i mjedisit.

Ne jemi në pritje të rekomandimeve nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, për vendimin që festivali Sunny Hill të mbahet në peisazhin e mbrojtur të Gërmisë.

Duke e parë urgjencën për të vepruar, kërkojmë që sa më parë të anuloni këtë vendim, thuhet në kërkesën e qytetarëve aktivë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%