play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

QKK shpall jurinë vlerësuese të konkursit për projektet filmike të metrazhit të gjatë

today30/01/2025

Background
share close

Qendra Kinematografike e Kosovës ka emëruar jurinë vlerësuese për projektet filmike të metrazhit të gjatë, të cilët kanë aplikuar në konkursin e shpallur në dhjetor të vitit 2024.

Juria përbëhet nga kineastë dhe profesionistë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të sjellin ekspertizën dhe përvojën e tyre në procesin e vlerësimit. Anëtarët e jurisë janë: Tin Dirdamal, Norika Sefa, Antoneta Kastrati, Thomas Logoreci dhe Alireza Ghasemi.

Tin Dirdamal është një kineast dhe montazhier autodidakt, i njohur për qasjen e tij inovatore në realizimin e projekteve filmike sfiduese. I lindur pranë kufirit SHBA-Meksikë, ai ka një formim të shumëanshëm që përfshin inxhinierinë, psikologjinë dhe arkitekturën, të cilat ndërthuren në krijimtarinë e tij kinematografike. Në moshën 22-vjeçare, realizoi filmin e tij të parë artistik, i cili fitoi Çmimin e Publikut në Sundance. Filmat e tij janë shfaqur në festivale prestigjioze si Bienalja e Venecias, IDFA dhe Sundance. Si artist nomad, ai integron përvojat kulturore nga rajone të ndryshme në praktikën e tij. Si mentor në institucione si UCLA dhe Yale, ai sfidon konventat tradicionale duke promovuar autenticitetin në artin filmik.

Norika Sefa është një skenariste/regjisore . Ajo ka mbaruar studimet në FAMU në Pragë. Ajo njihet më së shumti për filmin e saj debutant Looking for Venera, 2021 , i cili e afirmoi si një talent të ri me një zë shumë të dalluar. Filmi fitoi dhe u nominua për shumë çmime prestigjioze. Ajo ka realizuar Desde Arriba, një dokumentar të shkurtër të xhiruar në xhunglën ne Peru, nën drejtimin e Werner Herzog. Projekti i saj më i fundit, Like a Sick Yellow (2024), është një dokumentar avangard që thellon më tej qasjen e saj guximtare ndaj tregimit dhe shprehjes vizuale. Ftesat e kanë çuar Norikën në institucione të ndryshme artistike dhe kulturore për të folur mbi qasjen e saj të veçantë kinematografike. Ajo është e angazhuar në mësimdhënie dhe ka qenë pjesë e jurive ne festivale te rendësishme te filmit. Norika është anëtare e Akademisë së Filmit Evropian (EFA).

Antoneta Kastrati, skenariste, regjisore dhe producente nga Kosova, punon mes Los Anxhelos dhe Kosovës. Pas mbijetesës së luftës në fund të viteve 90ta, ajo filloi të realizojë filma dokumentarë që trajtojnë sfidat e shoqërisë pas luftës. E përzgjedhur për programin DWW në Institutin Amerikan të Filmit, filmi i saj i shkurtër Ajo vjen ne pranvere (2013) u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Busan, duke fituar disa çmime. Filmi i saj i parë artistik, Zana (2019), pati premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto dhe u përzgjodh si kandidatura e Kosovës për Oscar 2020. Së fundmi, ajo ishte producente ne filmin The Lemurian Candidate (2025) dhe po zhvillon filmin e saj të ardhshëm, Kthimi n’mal” në Kosovë.

Thomas Logoreci është një skenarist dhe regjisor i njohur për kontributin e tij si në kinemanë dokumentare, ashtu edhe në atë artistike. Ai bashkë-shkroi Here Be Dragons, një dokumentar ese për Shqipërinë, me regjisorin e njohur irlandez Mark Cousins. Filmi pati premierën evropiane në BFI London Film Festival dhe atë amerikano-veriore në Telluride. Logoreci gjithashtu bashkë-shkroi dhe ishte bashkë-regjisor në filmin artistik Bota, i cili pati premierën në Karlovy Vary, u shfaq në mbi 25 festivale dhe ishte përzgjedhja zyrtare e Shqipërisë për Oscar 2016. Përveçse shkrimtar dhe regjisor, Logoreci kontribuoi si operator i kamerës në How Do You Measure a Year?, dokumentarin e shkurtër eksperimental të Jay Rosenblatt, i nominuar për Oscar në 2023.

Alireza Ghasemi është një regjisor iranian me bazë në Paris. Ai është ish-student i Cannes Cinéma de Demain (2018) dhe Berlinale Talents (2022). Filmat e tij të shkurtër, duke përfshirë Better than Neil Armstrong, Extra Sauce, Solar Eclipse dhe Lunch Time—i cili u nominua për Palmën e Artë për Filmin e Shkurtër në Festivalin e Kanës në vitin 2017—kanë marrë vlerësime ndërkombëtare. Filmi i tij i parë artistik i metrazhit të gjatë, In the Land of Brothers, pati premierën në Festivalin e Filmit Sundance 2024, ku ai u shpërblye me Çmimin për Regjinë më të Mirë./ KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%