Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today12/10/2022
Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria ka shtyrë përpara projektligjin për plotësim-ndryshimin e Kodit Penal që ashpërson dënimet kundër personave që shpallen fajtorë për veprat penale “Dhunim”, “Sulm seksual” dhe “Dhunë në familje”.
Para miratimit të këtij projektligji, kryeministri Kurti foli për rastin e 11-vjeçares që u dhunua nga pesë persona.
Pas tij, fjalën e mori ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila njoftoi se do të shtohen dënime plotësuese për personat që shpallen fajtorë për këto vepra penale.
“Kemi paraparë që për veprat penale të “Dhunimit, “Sulmit seksual” dhe “Dhunës në familje”, të shtohen si dënime plotësuese si në vijim: Ndalim i të drejtës së kandidimit në çdo pozitë publike nga 3 deri në 10 vjet personi i cili shpallet fajtor për veprën penale “Dhunimit” dhe “Dhunës në familje”; ndalim i punësimit në sektorin publik në të gjitha nivelet personit i cili shpallet fajtor për veprën penale “Dhunim”; ndalim i të drejtës së përfitimit të patentë-shoferit dhe të drejtën e drejtimit të automjetit në çdo kategori 1 deri në 5 vjet personit i cili shpallet fajtor për veprën penale “Dhunim”; poashtu ndalimi i blerjes në ankande të shitjes së pronave publike në çfarëdo shërbimi 3-10 vjet; ndalimi i aplikimit si investitor strategjik apo çfarëdo forme tjetër e përfitimit nga privilegjet që jepen nga legjislacioni në fuqi 3-10 vjet”, tha ajo. /GazetaExpress/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)