play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Qeveria reagon për sulmin në Serbi të autobusit që po vinte nga Zvicra për në Kosovë

today10/10/2022

Background
share close

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka dënuar sulmin në Serbi të autobusit që po vinte nga Zvicra për në Kosovë.

Përmes një reagimi në Twitter, Bislimi ka thënë se autoritetet serbe janë njoftuar për rastin në fjalë, por nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.

“Dënojmë ashpër sulmin e planifikuar ndaj një autobusi kosovar gjatë daljes nga autostrada në Serbi. Autoritetet serbe janë informuar për sulmin, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Ky mosveprim mund të interpretohet lehtësisht si ftesë e nënkuptuar për akte të tilla të tmerrshme”, ka shkruar zëvendëskryeministri i Kosovës.

 

Autobusi nga Kosova i kompanisë “Turist Kosova e Re”, u sulmua të shtunën mbrëma, me gurë në Serbi, saktësisht në rrugën Nish-Leskov, kur po kthehej nga Zvicra për në Kosovë.

Nga kompania për Gazetën Online Reporteri thanë se sulmi ka ardhur nga dy persona të maskuar.

“Lajmi është i vërtetë, rasti ka ndodhur mbrëmë aty afër orës 19:00 derisa kemi qenë duke u kthyer nga Zvicra për në Kosovë. Kanë qenë dy persona të maskuar të cilët kanë hedhur gur”, kanë thënë nga kompania “Turist Kosova e Re” në një bisedë telefonike me Reporteri.net.

Gjithashtu nga kjo kompani thanë se nuk është lënduar asnjë nga udhëtarët.

“Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar”, kanë deklaruar nga “Turist Kosova e Re”./Reporteri.net/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%