Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/07/2022
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për miratimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Bbshkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për lidhjen hekurudhore Durrës – Prishtinë.
Sipas njoftimit të bërë nga qeveria, qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i proceduarve dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e Studimit të Fizibilitetit.
“Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e Studimit të Fizibilitetit të këtij projekti, gjegjësisht për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e qeverisë, përcjell Klankosova.tv.
Në lidhje me hekurudhën Durrës – Prishtinë, i pari i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, pati thënë se pas studimit të fizibilitetit, do të nxjerrët traseja e saktë teksa, sipas tij, kjo hekurudhë do ta shndërrojë Kosovën në nyje të rëndësishme të korridoreve hekurudhore dhe automobilistike.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)