play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Pushteti e shkarkon bordin të cilin e emëroi vetë

today26/10/2023

Background
share close

Deputetët e pushtetit, pa përkrahjen e kolegëve të tyre nga opozita e kanë shkarkuar Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Në vazhdimin e seancës që po mbahet sot, 62 deputetë kanë votuat pro shkarkimit të tyre, asnjë nuk ka qenë kundër dhe dy kanë abstenuar.

Opozita nuk ka marr pjesë në procesin e votimit, ku janë shkarkuar kryesuesja e këtij bordi Selvete Grajqevci Pllana, dhe anëtarët Gani Kastrati, Gani Maliqi e Rrezarta Pushkolli – Makolli.

“Ky bord është zgjedhur me ndërhyrje të jashtëligjshme nga pushteti dhe sot po shkarkohen nga ky pushtet. Si rezultat i kësaj tash e një vit ky rregullator është jashtë funksionit dhe pa vendimmarrje. 255 lëndë presin për me marrë përgjigje sepse prapë politikisht ata po shkarkohen sepse si duket nuk janë treguar mjaft të dëgjueshëm. Ne nuk do të marrim pjesë në shkarkim”, ka theksuar deputeti i PDK-së Ferat Shala.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka theksuar se shkarkimi i këtij bordi është i jashtëligjshëm.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se veprimin për shkarkim e sheh si hakmarrje të pushtetit.

“Është po ky bord që ka pasur një lëvdatë publike për këta persona që sot janë para Kuvendit për shkarkim. Pyetja për kolegët në LVV-së është çka ka ndryshuar? Pushteti, kjo Qeveri ka ardhur me një premtim te madh që do të depolitizojë, dhe sot vijnë me një kërkesë për shkarkim me arsyen e vetme që nuk kanë arritur me i përmbush kërkesat e juaja. Dilni të tregoni që nuk kanë qenë të përshtatshëm për Qeverinë dhe jo t’u vëni etiketë. Ne këtë vendim e kemi kundërshtuar edhe në Komision dhe e kundërshtojmë edhe këtu. E shoh këtë veprim si hakmarrje”, ka deklaruar Tahiri.

Kuvendi në vazhdimin e kësaj seance ka miratuar Projektligjin për pronën publike, atë për Prokurorinë Speciale, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, atë për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale dhe Projektligjin për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%