Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today11/10/2023
Një takim i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s do të zhvillohet sot dhe nesër në selinë e NATO-s në Bruksel. Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Derisa për herë të parë në selinë e NATO-s shkoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg i tha Presidentit Zelensky se lufta e Ukrainës është edhe luftë e NATO-s dhe i konfirmoi mbështetjen për anëtarësim në NATO.
Ministrat e Mbrojtjes të Aleancës do të takohen me homologun e tyre ukrainas, ministrin Umerov, në Këshillin NATO-Ukrainë këtë pasdite për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s.
Diskutimet e nesërme (e enjte 12 tetor 2023) do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen. Ministrat do të bëjnë një bilanc të punës që po bëhet për burimet dhe ushtrimin e planeve të fuqishme të mbrojtjes për të cilat liderët aleatë ranë dakord në Samitin e Vilniusit. Ata gjithashtu do të adresojnë misionet dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë në Kosovë dhe Irak dhe do të diskutojnë dëmet e fundit në infrastrukturën nënujore midis Estonisë dhe Finlandës, thuhet në komunikatën e NATO-s sot.
Lidhur me këtë incident të fundit, Sekretari i Përgjithshëm tha se “më e rëndësishme tani është të vërtetohet se çfarë ka ndodhur dhe si mund të ndodhë kjo. Nëse vërtetohet se është një sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës kritike të NATO-s, atëherë ky do të jetë sigurisht serioz, por do të përballet gjithashtu nga një përgjigje e bashkuar dhe e vendosur nga NATO-ja”.
“Ministrat e Mbrojtjes do të diskutojnë gjithashtu situatën në Lindjen e Mesme pas sulmeve terroriste të Hamasit kundër partnerit të NATO-s, Izraelit. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant do të informojë aleatët e NATO-s mbi përgjigjen e Izraelit”, thuhet më tej në komunikatë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)