Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/08/2022
Shtëpitë karakteristike me ngjyrë të bardhë dhe të kaltër janë shenjë dalluese e destinacioneve përrallore greke si Mykonos dhe Santorini. Por a e dini se çfarë simbolizojnë ato?
Ngjyrat e shtëpive të ishujve grekë u zgjodhën për arsye praktike. Guri i disponueshëm në vendet si Mykonos, Paros dhe Naxos kishte një problem – ngjyra e errët dhe e dheut tërhiqte rrezet e diellit dhe e bënte jetën në shtëpitë e grekëve më të padurueshme për shkak të temperaturave të larta.
Për të parandaluar përhapjen e saj, autoritetet greke kërkuan lyerjen e shtëpive me gëlqere, e cila shërben edhe si dezinfektues.
Peshkatarët dhe marinarët grekë lyenin dyert dhe dritaret me bojën e mbetur nga lyerja e anijes dhe e kaltra ishte më e disponueshme për shkak të përbërjes së saj. Ngjyra dalluese blu e përdorur për anijet dhe shtëpitë në ishujt grekë ishte bërë nga një përzierje e gurit gëlqeror dhe agjentit pastrues “loulaki”, një lloj talk blu që ishte i disponueshëm në shtëpi për shumicën e popullsisë. Prandaj, ishte shumë e lehtë t’u bëhej ngjyra blu.
Ngjyrat e bukura të shtëpive në ishujt grekë pushuan së qeni thjesht praktike dhe të dëshirueshme dhe u bënë të detyrueshme gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Regjimi aktual besonte se ngjyrat e dallueshme do të nxisin patriotizmin dhe nacionalizmin, dhe së shpejti u miratua një ligj që urdhëronte lyerjen e shtëpive në ishujt grekë me ngjyrë blu dhe të bardhë, sikur flamuri grek.
Edhe pse rregulloret e sotme janë më të relaksuara, ngjyrat e ishujve grekë tërheqin turistët, ndaj tradita ka vazhduar.
Duke u endur nëpër ishuj, vizitorët mund të gjejnë shtëpi me gurë origjinalë në ngjyrën e dheut ose me ngjyra paksa të ndryshme. Megjithatë, bluja dhe e bardha ende dominojnë ishujt grekë, për të cilët janë të njohur në mbarë botën.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)